Biden uron Truss: Mezi pres të thellojmë marrëdhëniet e veçanta midis vendeve tona

Bota

Biden uron Truss: Mezi pres të thellojmë marrëdhëniet e veçanta midis vendeve tona

Më: 6 shtator 2022 Në ora: 20:33
Presidenti amerikan Joe Biden

Presidenti amerikan Joe Biden përgëzoi kryeministren e re britanike Liz Truss për inaugurimin e saj dhe tha se Uashingtoni dhe Londra do të vazhdojnë të bashkëpunojnë për çështjet globale, përfshirë pushtimin rus të Ukrainës.

“Mezi pres të thellojmë marrëdhëniet e veçanta midis vendeve tona dhe të punojmë ngushtë së bashku për sfidat globale, duke përfshirë mbështetjen e vazhdueshme për Ukrainën, ndërsa ajo mbrohet nga agresioni rus”, shkroi Biden në Twitter.

Shtëpia e Bardhë njoftoi se Biden do të bisedojë me Truss me telefon më vonë sot.

Mbretëresha Elizabeth II emëroi sot Liz Truss si kryeministre të re britanike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat