Shpallet zyrtarisht Mbreti Charles III

Bota

Shpallet zyrtarisht Mbreti Charles III

Më: 10 shtator 2022 Në ora: 18:56
Mbreti Charles III

"God save the king"! Në një ceremoni të veçantë u shpall Mbret i ri, Charles II. Për këtë mblidhet posaçërisht një instancë e përzgjedhur.

Charles III është shpallur zyrtarisht Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar të shtunën me fanfara dhe ceremoni nga ballkoni i Pallatit Buckingham. Për këtë u mblodh "Accession Council", Këshilli i kurorëzimit posaçërisht në Londër, ku bëhej fjalë për një akt formal. I pari e nënshkroi Prinz William proklamacionin, më pas bashkëshortja e Charles III, Camilla. Charles me vdekjen e nënës, Elisabeth II automatikisht u bë mbreti britanik.

Në fillim ceremonia zhvillohet pa monarkun, më pas merr pjesë Charles i cili e drejton këshillin. Mbreti Charles III bëri betimin tradicional të shtunën për ruajtjen "e besimit të vërtetë protestant". Ky betim bëhet nga të gjithë mbretërit që nga Mbreti Georg I në vitin 1917 me origjinë gjermane.

Në mesditë vendimi i këshillit u lexua nga ballkoni i pallatit, më pas në Londër e qytete të tjera e në Skoci. Tek Accession Council bëjnë pjesë anëtarë të këshillit mbretëror, anëtarë të familjes mbretërore, përfaqësues të kishës, ish-qeveritarë, gjykatës dhe personalitete të tjera. Pas shpalljes mbret zhvillohet edhe kurorëzimi. 

Image
Boris Johnson

Mbreti Charles III pas kurorëzimit pret kryeipeshkvin e Canterbury në Pallatin Buckingham. Në orët e pasdites mbreti i ri pret qeverinë dhe më pas anëtarët e parlamentit i shprehin mbretit besnikërinë e tyre.

Image
Mbreti Charles III

Mbretëresha Elisabeth ndërroi jetë në Kështjellën Balmoral në moshën 96 vjeçare. Dy ditë më parë ajo kishte pritur kryeministren e re britanike, Liz Truss dhe e kishte ngarkuar formalisht me detyrën e krijimit të qeverisë së re.

Image
Foto nga vendi i ngjarjes
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat