Tërmet i fortë në Tajvan

Bota

Tërmet i fortë në Tajvan

Më: 18 shtator 2022 Në ora: 16:56
Foto ilustrim

Një tërmet i fortë tronditi pjesën më të madhe të Tajvanit të dielën duke shkaktuar vdekjen e një personi dhe plagosjen e 9 të tjerëve.

Tërmeti rrëzoi një ndërtesë trekatëshe dhe katër persona mbetën përkohësisht të bllokuar nën rrënoja.

Po kështu një tren pasagjerësh doli pjesërisht nga shinat, por fatmirësisht asnjë nga pasagjerët nuk pësoi dëmtime të rënda. Ndërkaq rrëshqitjet e dheut në një shpat mali bllokuan rreth 400 turistë, të cilët më vonë u shpëtuan nga autoritetet.

Pjesa më e madhe e dëmeve duket të ndodhur në veri të epiqendrës së tërmetit në qytetin Chishang.

Tërmeti me magnitudë 6.8 ishte më i madhi mes dhjetëra që kanë tronditur bregun juglindor të ishullit që nga mbrëmja e së shtunës, kur një tërmet 6.4 goditi të njëjtën zonë.

Sipas zyrtarëve mbi 7,000 familje kanë mbetur pa energji elektrike./VOA

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat