Honda u kërkon punëtorëve të kthejnë një pjesë të parave

Bota

Honda u kërkon punëtorëve të kthejnë një pjesë të parave

Më: 25 shtator 2022 Në ora: 22:48
Foto ilustrim

Honda ka kërkuar nga punëtorët e saj të kthejnë në llogarinë e tyre një pjesë të shtesës së pagës që kanë marrë.

Mediat amerikane po shkruajnë për një rast të pazakontë nga fabrika e Honda-s në shtetin e Ohajos.

Punëtorët, pas surprizës së marrjes së bonusit të pagës, nuk janë habitur pak kur kanë marrë njoftimin se një pjesë të parave duhet t'i kthejnë, pasi atyre u janë paguar shuma të tepërta bonus.

Drejtuesit e fabrikës u ka dhënë punëtorëve një ultimatum: ose do t'i kthejnë paratë vullnetarisht ose do t'u hiqet shuma nga paga e radhës. Punëtorët janë në shok, raporton NBC4, dhe shumë i kanë shpenzuar tashmë ato para.

"Jo shumë njerëz mund të përballojnë një goditje si kjo. E pyeta burrin tim nëse ky ishte bonusi më i madh që kishte marrë, nëse ishte e çuditshme për të. Dhe ai tha se nuk ishte bonusi më i madh që kishte marrë", tha gruaja e një nga punonjësit e Honda-s, i cili duhet të paguajë qindra dollarë.

"Kjo është shuma për makinën, kjo është gjysma e hipotekës sonë, kështu që janë dy ose tre javë sende ushqimore. Këto janë shumë para për ne," tha ajo për NBC4.

Ekspertët juridikë pajtohen se mund të mos jetë e sjellshme të kërkosh rimbursim të bonuseve të paguara më tepër, por ata argumentojnë se Honda ka të drejtë ta bëjë këtë. Pyetja e vetme është nëse ia vlen t'i pretendojë ato para në gjykatë, si dhe të bëjë zhurmë për diçka që nuk do të pritet mirë nga publiku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat