Pamje/ Pas nënshkrimit të marrëveshjes, Putin feston me “liderët e rinj” të 4 rajoneve të aneksuara në Ukrainë

Bota

Pamje/ Pas nënshkrimit të marrëveshjes, Putin feston me “liderët e rinj” të 4 rajoneve të aneksuara në Ukrainë

Më: 30 shtator 2022 Në ora: 16:35
Presidenti Vladimir Putin

Presidenti Vladimir Putin firmosi sot dokumentet për aneksimin e 4 rajoneve në Ukrainë, për t’u bërë pjesë e Rusisë.

Gjithashtu, ai emëroi edhe 4 liderë rusë të cilët do të qeverisin këto rajone. Menjëherë pas deklaratës së Putin dhe nënshkrimit, nisi një ceremoni për “arritjen” e Presidentit Putin.

Mediat ndërkombëtare kanë publikuar disa video nga momenti pas nënshkrimit të marrëveshjes ku shfaqet Presidenti Putin sëbashku me 4 liderët e komanduar të këtyre rajoneve.

Siç shihet nga pamjet, Putin dhe 4 liderët shtrëngojnë duart sëbashku dhe këndojnë për Rusinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat