Grusht-shtet i ri në Burkina Faso

Bota

Grusht-shtet i ri në Burkina Faso

Më: 1 tetor 2022 Në ora: 17:03
Foto ilustrim

Një grusht-shtet i ri ushtarak është njoftuar në Burkina Faso, pas një dite të shënuar nga të shtëna me armë dhe konfuzion në kryeqytetin Ouagadougou. Kufijtë tokësorë dhe ajrorë të vendit janë mbyllur dhe Kushtetuta është pezulluar.

Në një deklaratë në televizionin shtetëror të premten vonë, zyrtari ushtarak i Burkina Faso njoftoi shpërbërjen e qeverisë aktuale dhe largimin e presidentit të juntës, nënkolonelit Paul-Henri Damiba, raporton CNN.

Kapiteni i ushtrisë Ibrahim Traore tani do të marrë detyrën si president i juntës qeverisëse të vendit, Lëvizja Patriotike për Mbrojtje dhe Rindërtim (MPSR), e cila mori pushtetin për herë të parë në fillim të këtij viti, tha zyrtari ushtarak Kiswensid, Farouk Azaria Sorgo.

Me pezullimin e kushtetutës dhe qeverisë, ky është grusht-shteti i dytë ushtarak në Burkina Faso për një vit.

I shoqëruar nga më shumë se një duzinë anëtarë të ushtrisë, Sorgho lexoi një deklaratë nga Traore duke njoftuar ndryshimet. Ai akuzoi gjithashtu Damibën se "tradhtoi" objektivin e ushtrisë për të rivendosur sigurinë në vend.

“Populli i Burkina Fasos, i përballur me degradimin e situatës së sigurisë, ne u përpoqëm disa herë të ridrejtojmë transicionin në çështjen e sigurisë”, tha Sorgho.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat