Pamje +18/ Publikohen pamjet e rënda të sulmit mbi autokolonën civile në Ukrainë, kudo kufoma të djegura!

Bota

Pamje +18/ Publikohen pamjet e rënda të sulmit mbi autokolonën civile në Ukrainë, kudo kufoma të djegura!

Më: 2 tetor 2022 Në ora: 06:58
Foto ilustrim

Shërbimi i Sigurisë Shtetërore të Ukrainës ka ndarë rrjetin social Twitter pamjet  nga një sulm i ushtrisë ruse mbi një autokolonë mjetesh të popullsisë civile.

Videoja dëshmon “skenën e një krimi lufte nga trupat ruse”, me makina të dëmtuara dhe kufoma njerëzish të djegura.

Autokolona e mjeteve civile u qëllua në Kupyanskun e çliruar në rajonin e Kharkivit. Kreu rajonal i Kharkiv, Oleg Synehubov tha se 24 njerëz, përfshirë 13 fëmijë dhe një grua shtatzënë u qëlluan për vdekje.

Synehubov dhe shërbimi i sigurisë SBU i Ukrainës thanë më herët se të paktën 20 njerëz vdiqën, pa dhënë datën e saktë të sulmit. Ndërkohë që këtë të shtunë Synehubov zbuloi se sulmi ndodhi më 25 shtator duke cituar policinë lokale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat