Për herë të parë pas 7 muajsh, Japonia zbulon se çfarë do të ndodhë në Ukrainë

Bota

Për herë të parë pas 7 muajsh, Japonia zbulon se çfarë do të ndodhë në Ukrainë

Më: 5 tetor 2022 Në ora: 10:55
Foto ilustrim

Japonia do të rihapë ambasadën e saj në kryeqytetin e Ukrainës, Kiev, të mërkurën pas një mbylljeje shtatë mujore për shkak të pushtimit rus të Ukrainës.

Në një konferencë për shtyp, shefi i kabinetit, Hirokazu Matsuno u tha gazetarëve: "Pas shqyrtimit të kujdesshëm, ne kemi vendosur të rihapim ambasadën japoneze në Kiev duke marrë parasysh masat e mjaftueshme të sigurisë".

Japonia mbylli përkohësisht ambasadën e saj në Kiev në fillim të marsit, duke transferuar anëtarët e stafit dhe operacionet në një zyrë të përkohshme ndërlidhëse në qytetin perëndimor të Lviv.

Stafi i ambasadës u largua nga Ukraina disa ditë pasi pushtimi rus i Ukrainës u intensifikua. Kjo lëvizje e Japonisë vjen pasi disa vende të tjera të Grupit të Shtatë gjithashtu rifillojnë operacionet diplomatike në Ukrainë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat