​Shefi i mbikëqyrjes së lumenjve të Bullgarisë, Zhekov: Numri i anijeve në Danub ka rënë për një të tretën

Bota

​Shefi i mbikëqyrjes së lumenjve të Bullgarisë, Zhekov: Numri i anijeve në Danub ka rënë për një të tretën

Më: 15 tetor 2022 Në ora: 16:49
Foto ilustrim

Në një intervistë për BTA, shefi i Agjencisë Ekzekutive të Administratës Detare për Mbikëqyrjen e Lumenjve – Drejtoria e qytetit Ruse, Ivan Zhekov, tha se niveli i ulët i Danubit dhe lufta në Ukrainë kanë shkaktuar uljen e numrit të anijeve të mallrave për një të tretën, që kalojnë nëpër pjesën bullgaro-rumune të lumit.

Kushtet në fillim të vitit 2022 ishin të favorshme për lundrim, por më pas filloi lufta në Ukrainë dhe niveli i ujit filloi të bjerë që në qershor, periudhë që njihet për nivele të larta të ujit. Nivelet e ulëta të ujit në korrik, gusht dhe shtator kishin ndikimin më të keq, vuri në dukje Zhekov. Nga janari deri në shtator të vitit 2022, ka pasur 114 ditë kur niveli i ujit ka qenë i ulët dhe ka penguar lundrimin, krahasuar me vetëm 56 ditë lundrueshmëri të kufizuar në vitin 2019.

Statistikat tregojnë se në periudhën janar-shtator 2022, në pjesën bullgaro-rumune të Danubit kaluan gjithsej 6.968 anije, krahasuar me 10.746 vitin e kaluar dhe 10.991 në vitin 2020. Në vitin 2019, kur nuk kishte pandemi COVID-19, dhe veprime ushtarake, numri i anijeve tranzit ishte 12.238, tha Zhekov.

Sasia e ngarkesave të transportuara në Danub u ul rreth 6,5 herë më shumë ,në 581,571,348 ton-kilometër në tremujorin e parë të vitit 2022, nga 3,819,103,246 ton-kilometër, në janar-mars të vitit 2021.

Niveli i ulët i ujit ndikoi gjithashtu në turizmin e lundrimit në Danub, tha Zhekov për BTA. Gjithsej 278 vizita të anijeve turistike u regjistruan në qytetin Ruse në janar-shtator të vitit 2022, krahasuar me 116 në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, dhe 20 në vitin 2020 kur ishte kulmi i pandemisë COVID-19. Në periudhën para pandemisë në vitin 2019, në Danub operonin 190 anije turistike dhe në qytetin Ruse u bënë 441 vizita.

Zhekov vuri në dukje se niveli i ulët i ujit gjatë këtij viti dhe lundrimi i pakët në Danub nuk janë një risi: situata ishte e ngjashme edhe në vitin 2003.

Niveli i ujit ka qenë normal që nga fundi i shtatorit, por transporti është shumë më i ulët se niveli i paraluftës (në Ukrainë) dhe para pandemisë, kryesisht për arsye ekonomike dhe jo për arsye të lundrueshmërisë, tha ai./BTA

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat