Vriten dy pilotë rusë pas përplasjes së avionit në një ndërtesë banimi

Bota

Vriten dy pilotë rusë pas përplasjes së avionit në një ndërtesë banimi

Më: 23 tetor 2022 Në ora: 15:42
Fotografi e realizuar pas përplasjes së një avioni ushtarak rus në Jevsk të Rusisë më herët gjatë tetorit.

Një avion ushtarak rus është përplasur për një ndërtese banimi në qytetin siberian, Irkutsk, më 23 tetor, duke vrarë të dy pilotët, thanë autoritetet.

“Nuk ka viktima në mesin e popullatës”, tha Ministria ruse për Situata Emergjente.

Zyrtarët thanë se avioni luftarak i llojit Sukhoi SU-30 u rrëzua teksa po zhvillonte një fluturim trajnues.

Ky incident vjen disa ditë pasi një avion tjetër luftarak rus u përplas pranë një ndërtese banimi në qytetin Jevsk, në Detin Azov, duke lënë të vrarë 15 persona dhe duke plagosur 19 të tjerë.

Guvenatori i Irkutskut, Igor Kobzev, tha se avioni u rrëzua mbi një shtëpi dykatëshe, duke shkaktuar zjarr. Kobzev konfirmoi se nuk ka viktima në mesin e banorëve të këtij qyteti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat