Shefi i inteligjencës ukrainase: Putini ka të paktën tre “kopje”, kanë kryer operacione plastike

Bota

Shefi i inteligjencës ukrainase: Putini ka të paktën tre “kopje”, kanë kryer operacione plastike

Më: 30 tetor 2022 Në ora: 10:29
Vladimir Putin

Vladimir Putin po përdor të paktën tre persona të tjerë që kanë kryer ndërhyrje kirurgjikale që të ngjajnë si ai. Të paktën kështu ka deklaruar shefi i inteligjencës së Ukrainës, i cili shton se “kopjet” e liderit rus po përdoren për të mbuluar humbjen e tij të kontrollit në Kremlin.

Gjeneralmajor Kyrylo Budanov, kreu i inteligjencës ushtarake, thotë se qeveria e Ukrainës është aq e hutuar nga strategjia katastrofike e pushtimit të Rusisë, saqë pyet veten nëse Putini është ende duke i marrë vendimet kryesore.

Ai thotë se “pavarësisht se sa i keq” ishte Putini në të kaluarën, ai nuk është idiot, por vazhdon të argumentojë se lufta e Rusisë “nuk ndjek asnjë sens logjik”.

Budanov shton: ‘Pyetja e madhe është nëse Putini i vërtetë ekziston ende?’

Deklarata e pazakontë, në një kohë kur flitet shpesh për mundësinë që Putin të jetë në gjendje të rëndë shëndetësore, u bë në një intervistë ekskluzive me njeriun që shihet si armiku numër 1 publik i Moskës pas një sërë sulmesh shkatërruese ndaj interesave ruse.

Budanov thotë se ata kishin zbuluar “kopje” të Putinit në të kaluarën që përdorej në “raste të veçanta”, por tani si duket është kthyer në një praktikë të zakonshme.

“Ne dimë konkretisht për tre persona që vazhdojnë të shfaqen, por sa janë, nuk e dimë”, shtoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat