Forcat ukrainase vazhdojnë t’i konfiskojnë Z-të ruse – nxorën tankun rus të fshehur në pyll

Bota

Forcat ukrainase vazhdojnë t’i konfiskojnë Z-të ruse – nxorën tankun rus të fshehur në pyll

Më: 7 nëntor 2022 Në ora: 00:27
Ukrainë

Një video që u publikua nga mediumi Nexta tregon forcat ukrainase të cilët konfiskojnë tankun rus të fshehur diku në pyll.

Siç raportohet, rusët si duket e kishin fshehur tankun e tyre në pyll pas tërheqjes. Tani ky tank do të përdoret nga forcat ukrainase.

Gjatë tërheqjes, pushtuesit rusë u përpoqën të fshehin pajisjet e tyre në pyll, por ushtarët e Forcave të Armatosura të Ukrainës e gjetën dhe tani do të shërbejë kundër pushtuesve”, thuhet në mbishkrimin e videos të shpërndarë në Twitter nga mediumi Nexta.

Sipas videos, ukrainasit ngrehin me tankun e tyre tankun e fshehur rus.

Në tankun rus, shihet shkronja Z. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat