Aktorja e njohur iraniane pozon pa shami, në mbështetje të lirisë së grave

Bota

Aktorja e njohur iraniane pozon pa shami, në mbështetje të lirisë së grave

Më: 10 nëntor 2022 Në ora: 19:35
Taraneh Alidoosti

Një aktore e njohur iraniane ka postuar një imazh të saj në Instagram pa shami për të sinjalizuar solidaritetin me demonstratat antiqeveritare.

Taraneh Alidoosti - e njohur më së shumti për rolin e saj në filmin fitues të Oskarit "Shitësi" - mbante gjithashtu një tabelë ku shkruhej "Gruaja, Jeta, Liria" në gjuhën kurde.

Slogani është bërë një thirrje e zakonshme tubimi mes protestuesve. Demonstratat e nxitura nga vdekja e Mahsa Amini në paraburgim po hyjnë në javën e shtatë.

22-vjeçarja vdiq pasi u arrestua nga policia e moralit në Teheran për dyshimin se kishte shkelur rregullat strikte të Iranit i cili kërkon që gratë të mbulojnë flokët me një hixhab ose shami islamike.

Alidoosti është një nga aktoret më të suksesshme të Iranit dhe ka më shumë se tetë milionë ndjekës në Instagram. Ajo luajti në The Salesman, i cili fitoi një çmim Oscar në 2016 për filmin më të mirë ndërkombëtar të metrazhit të gjatë.

Ajo është zotuar më parë se do të qëndrojë brenda Iranit me çdo çmim dhe e ka ndërprerë karrierën e saj për të mbështetur familjet e atyre që u vranë në shtypjen e demonstruesve nga forcat e sigurisë.

Aktivistët lokalë të të drejtave të njeriut thonë se të paktën 328 njerëz janë vrarë dhe 14,800 të tjerë janë arrestuar. Postimi i yllit është gjesti i fundit i mbështetjes nga figurat kryesore të artit dhe sportit të Iranit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat