Tensionet në Lindjen e Mesme/ Anija e miliarderit izraelit që transportonte naftë goditet nga predhat

Bota

Tensionet në Lindjen e Mesme/ Anija e miliarderit izraelit që transportonte naftë goditet nga predhat

Më: 16 nëntor 2022 Në ora: 16:28
Foto ilustrim

Një cisternë nafte e cila raportohet se është në pronësi të një miliarderi izraelit thuhet se është goditur nga një raketë në Detin Arabik pranë Omanit.

Sulmi në anijen e quajtuar ‘Pacific Zircon’  me flamur liberian ndodhi të martën mbrëma, rreth 240 kilometra larg brigjeve të Omanit, ndërsa thuhet se anija operohet nga Eastern Pacific Shipping me bazë në Singapor, një kompani në pronësi të miliarderit Idan Ofer.

Eastern Pacific Shipping tha në një deklaratë se Pacific Zircon kishte qenë duke transportuar naftë kur ishte “goditur nga një predhë”, ndërsa shtuan: Jemi në komunikim me mjetin lundrues dhe nuk ka raportime për lëndime apo ndotje. I gjithë ekuipazhi është i sigurt.

“Ka disa dëmtime të vogla në trupin e anijes, por nuk ka derdhje të ngarkesës ose hyrje të ujit”, deklaroi kompania, ndërsa askush nuk e ka marrë përsipër përgjegjësinë e sulmit.

Sulmi i raportuar vjen mes tensioneve të rritura midis Izraelit dhe Iranit, vetëm disa ditë përpara Kupës së Botës në Katar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat