Finlanda do të ndërtojë një gardh prej 143 milionë dollarësh në kufirin me Rusinë

Bota

Finlanda do të ndërtojë një gardh prej 143 milionë dollarësh në kufirin me Rusinë

Më: 17 nëntor 2022 Në ora: 16:44
Foto ilustrim

Qeveria e Finlandës ka propozuar shpenzimin e 139 milionë eurove për ndërtimin e gardheve përgjatë pjesëve të kufirit të vendit me Rusinë.

Në qershor, qeveria finlandeze tha se do të ndërtonte barriera përgjatë pjesëve të kufirit rus në një lëvizje për të forcuar gatishmërinë kundër kërcënimeve hibride, siç është fluksi i mundshëm masiv i azilkërkuesve, shkruan Aljazeera.

Autoriteti i rojes kufitare të vendit ka thënë se synon përfundimisht të ndërtojë rreth 130-260 kilometra gardhe, duke mbuluar 10-20 për qind të gjatësisë së përgjithshme, duke u fokusuar kryesisht në pikat e kalimit kufitar dhe zonat ngjitur në Finlandën juglindore.

Para propozimit të shpenzimeve të së enjtes, parlamenti kishte ndarë vetëm 6 milionë euro për një projekt provë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat