Pamjet/ Avioni merr flakë pasi u përplas me kamionin e zjarrfikësve në pistë në Peru

Bota

Pamjet/ Avioni merr flakë pasi u përplas me kamionin e zjarrfikësve në pistë në Peru

Nga: A.SH Më: 19 nëntor 2022 Në ora: 06:19
Foto nga vendi i ngjarjes

Një aeroplan që ngrihej në një aeroport në Peru mori flakë pasi u përplas me një kamion zjarri në lëvizje në pistë, përcjell Bota sot.

Një avion i LATAM Airlines, i cili mbante 102 pasagjerë dhe gjashtë anëtarë të ekuipazhit, goditi një kamion zjarri në lëvizje në aeroportin ndërkombëtar të Lima të premten pasdite.

Autoritetet thanë se pasagjerët dhe ekuipazhi i avionit ishin të gjithë të sigurt, por dy zjarrfikësit në kamion pas përplasjes gjetën vdekjen.

Pamjet në mediat sociale treguan shtëllunga të mëdha të zeza tymi pranë pjesës së pasme të avionit i cili ishte pjesërisht në flakë.

Mbetet e paqartë pse kamioni i zjarrfikësve hyri në pistë ndërsa avioni po ngrihej dhe zyra e prokurorisë tha se po hetonte incidentin si vrasje të mundshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat