Sulmet e Rusisë shkaktojnë ndërprerje të energjisë në pjesën më të madhe të Ukrainës

Bota

Sulmet e Rusisë shkaktojnë ndërprerje të energjisë në pjesën më të madhe të Ukrainës

Më: 23 nëntor 2022 Në ora: 19:15
Foto ilustrim

Sulmet me raketa të Rusisë ndaj infrastrukturës energjetike, shkaktuan të mërkurën ndërprerjen e energjisë elektrike në pjesën më të madhe të vendit, si edhe shkëputjen nga rrjeti të tre komplekseve me energji bërthamore që ende funksiononi.

Ndërprerje energjie pati edhe në gjysmën e territorit të Moldavisë fqinje, tha zëvendëskryeministri i ish-republikës së vogël Sovjetike.

Të paktën tre persona u vranë dhe 20 u plagosën në rajonin e Kievit, ku u ndërprenë gjithashtu edhe furnizimet me ujë pasi u godit infrastruktura kritike, thanë zyrtarët lokalë.

Zyrtarët ukrainas thanë se edhe një foshnjë e porsalindur ishte vrarë në një sulm me raketa ruse që goditi një maternitet në qytetin e Vilnianskut në Ukrainën juglindore.

Forcat ruse kanë vënë në shënjestër gjithnjë e më shumë objektet energjetike të Ukrainës në javët e fundit pasi ato u përballën me pengesa në fushën e betejës.

Operatori kombëtar i rrjetit energjetik të Ukrainës tha të martën se dëmi i shkaktuar në objektet e prodhimit të energjisë ishte "kolosal", por hodhi poshtë nevojën për të evakuuar civilët edhe pse temperaturat kanë rënë me fillimin e dimrit./VOA

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat