Parlamenti gjerman miraton buxhetin prej 10 miliardë euro për blerjen e aeroplanëve amerikanë F-35

Bota

Parlamenti gjerman miraton buxhetin prej 10 miliardë euro për blerjen e aeroplanëve amerikanë F-35

Më: 14 dhjetor 2022 Në ora: 16:37
Foto ilustrim

Komiteti i buxhetit i parlamentit gjerman miratoi të mërkurën një blerje prej 10 miliardë eurosh (10.50 miliardë dollarë) të aeroplanëve luftarakë F-35 të prodhuar nga gjiganti amerikan i mbrojtjes Lockheed Martin (LMT.N).

Kështu kanë thënë për Reuters, dy anëtarë të komitetit.

Siç shkruan mediumi në fjalë, ky është një nga projektet e para të mëdha të mbrojtjes ku Berlini do të përfitojë para nga një fond special prej 100 miliardë euro (106 miliardë dollarë) që kancelari Olaf Scholz njoftoi në një ndryshim të madh të politikës disa ditë pas fillimit të agresionit rus të Ukrainës në shkurt.

Gjermania synon të blejë 35 aeroplanë luftarakë F-35 në total, duke përfshirë raketa dhe armë dhe pajisje të tjera, me tetë aeroplanët e parë që do të dorëzohen në vitin 2026.

Aeroplanët amerikanë do të zëvendësojnë Tornado-t e vjetër, i vetmi aeroplan gjerman i aftë të mbajë bomba bërthamore amerikane, të cilat ruhen në Gjermani për t’u përdorur në rast konflikti. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat