Putin nuk ka arritur ta bind Lukashenkon – Bjellorusia nuk do t’i bashkohet Rusisë në pushtimin e Ukrainës

Bota

Putin nuk ka arritur ta bind Lukashenkon – Bjellorusia nuk do t’i bashkohet Rusisë në pushtimin e Ukrainës

Më: 20 dhjetor 2022 Në ora: 20:24
Foto nga takimi

Bisedimet e djeshme mes Vladimir Putinit dhe Alexander Lukashenkos në Minsk ngritën dyshime se presidenti rus po i bënë presion Bjellorusisë që t’i bashkohet luftës në Ukrainë.

Ekspertët kanë vlerësuar se presidenti bjellorus, Lukashenko “ka shmangur” përpjekjet e Putinit dhe se “është e pamundur” që Bjellorusia të merr pjesë drejtpërdrejt në pushtimin e shtetit ukrainas.

Instituti për Studimin e Luftës me qendër në SHBA, ISW raporton se Lukashenko ka hedhur poshtë kërkesën e homologut rus duke thënë se Bjellorusia duhej të mbron kufijtë e saj kundër Perëndimit dhe NATO-s.

Në një konferencë të përbashkët shtypi pas bisedimeve, të dy presidentët ishin të rezervuar teksa flisnin vetëm për bashkëpunimin ushtarak mes dyja vendeve.

ISW shkruan se nëse presidenti bjellorus do të dëshironte t’i bashkohej luftës, ai së pari “do të përshtatte retorikën për arsyetuar vendimin tek populli se pse duhet t’i bashkohet luftës”.

Kjo nuk do të thotë se Kremlini nuk kishte planifikuar të bënte presion ndaj Bjellorusisë.

Sipas grupit të ekspertëve, Moska është “përpjekur të fshehë synimet e mundshme origjinale të Putinit për t’i bërë presion Lukashenkos”.

ISW vuri në dukje se zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov i hodhi poshtë spekulimet si “marrëzi”.

“Por ky mohim ka më shumë të ngjarë një përpjekje për të mbuluar dëshpërimin e Putinit për të përfshirë Lukashenkon në luftë dhe dështimin e dukshëm – përsëri – për ta bërë këtë”, përfundoi ISW-në. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat