Zbulohet dora e fshehtë pas “Katargate”, ja cili shtet qëndron në majë të skandalit tronditës në “zemër të demokracisë evropiane”

Bota

Zbulohet dora e fshehtë pas “Katargate”, ja cili shtet qëndron në majë të skandalit tronditës në “zemër të demokracisë evropiane”

Më: 23 dhjetor 2022 Në ora: 11:19
Mohamedbin Zayedbin Sultan Al Nahyan

Pas Katargate fshihet dora e Emirateve të Bashkuara Arabe, armiqtë historikë të Dohas në Gjirin Persik. Sipas asaj që zbulojnë mediat, presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe, Mohamedbin Zayedbin Sultan Al Nahyan, i kishte lënë fushë të lirë vëllait të tij, Tahnounbin Zayed Mohammed Al Nahyan, këshilltar për sigurinë kombëtare të shtetit arab.

Ky i fundit që është dhe kreu de facto i shërbimeve sekrete të Abu Dhabit ishte dora vetë që mendohet që ka derdhur  gjithçka në Belgjikë duek shkaktuar kështu ortekun e korrupsionit që ka përfshirë Parlamentin Evropian. Së fundmi Tahnounbin Mohammed bëri me dije se është në tentative e sipër për ta bashkëpunuar me Izraelin për biznes. Emiratet e Bashkuara Arabe, nëpërmjet Holding Abu Dhabi ADQ Developmental, të drejtuar nga vëllai i presidentit, në fakt kanë tentuar të blejnë një pjesë të konsiderueshme të shoqërisë së parë të sigurimit të shtetit hebre, grupit "Phoenix", i cili kontrollon pjesën më të madhe që financon bujtinat e Jerusalemit.

Ja prapaskenat

Tahnoun, i cili kishte "carteblanche" nga vëllai i tij, u përpoq ta anulonte ketë nismë pasi nuk gjeti mbështetje nga qeveria izraelite. Por nuk hoqi dore  madje kësaj radhe tentoi të përdorte kartën e Marrëveshjes së Abrahamit, marrëveshjen e nënshkruar mes Izraelit dhe Emirateve të Bashkuara Arabe për normalizimin e marrëdhënieve diplomatike,por dhe me këtë kartë nuk arriti gjë. Marrëdhëniet ekonomike mes dy shteteve, siç kujtoi "Jerusalem Post" dy ditë më parë, kanë pësuar një kthesë mbresëlënëse që nga nënshkrimi i këtyre marrëveshjeve.

Njëpakt i tregtisë së lirë u nënshkrua në maj dhe vëllimi i tregtisë arriti në 2.5 miliardë dollarë. Por  në të gjithë këtë çështje është kjo;Pse izraelitët ua mbyllën derën  emirëve? Së pari  Së pari, disa zyrtarë të Emirateve të Bashkuara Arabe janë ankuar për një burokraci të rëndë që e bën të vështirë për Emiratet të bëjnë biznes në Izrael. Së dyti, për Izraelin diçka e tillë është mospërputhje interesi pasi Izraeli dëshiron të shesë  aksione kontrolluese në institucionet kryesore financiare të kompanive shtetërore me vendet që nuk ka pasur marrëdhënie diplomatike.

Dilema e Izraelit

A dëshiron vërtet Izraeli që një vend arab i Gjirit të jetë kujdestari i fondit të tij më të madh të pensioneve dhe të ketë akses në informacionin e ndjeshëm të qindra e mijëra qytetarëve të tij, të cilët janë të lidhur me kontrollin e këtyre fondeve? Po sikur marrëdhëniet me Emiratet e Bashkuara Arabe të përkeqësohen papritur për një arsye apo një tjetër? Në fund të fundit, ne jemi në Lindjen e Mesme dhe ngjarje të papritura kanë ndodhur. T

ahnounbin Zayed nuk do ta kishte pranuar jo-në dhe do të shtynte gjithsesi mbylljen e operacionit, duke e bërë problemin e parë për zbërthimin e qeverisë së sapolindur të Benjamin Netanyahu. Sipas analisteve kjo çështje është e ngatërruar më shumë seç duket pasi duhet të kuptohet më parë se si do të trajtohet kjo çështje, si një çështje diplomatike dhe nëse do të marrët në këtë kontekst atëherë përgjegjësia bie mbi qeverinë që pritet të krijoje Netenyahu. Por nëse kjo temë do të shqyrtohet si çështje ekonomike atëherë propozimi i Emirateve të Bashkuara nuk ka pse te refuzohet nga pala izraelite.

E thënë shkurtimisht shteti hebre po përballet me një dilemë serioze midis gjendjes së domosdoshmërisë që është paraja dhe sigurisë kombëtare. Shitja apo jo e një aktivi financiar strategjik si Phoenix tek Emiratet e Bashkuara Arabe është një vendim që Izraeli duhet ta marrë vetë. Nuk do të jetë një vendim i lehtë, pasi nga njëra anë vendi dëshiron të mbajë institucionet e tij kritike financiare në duart kombëtare. Nga ana tjetër, megjithatë, ajo dëshiron të thellojë dhe zgjerojë lidhjet me Emiratet e Bashkuara Arabe në të gjitha sferat: siguri, inteligjencë dhe ekonomi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat