Putin paditet për thyerje të ligjit ‘special’ që vetë ai e kishte sjellë për luftën në Ukrainë

Bota

Putin paditet për thyerje të ligjit ‘special’ që vetë ai e kishte sjellë për luftën në Ukrainë

Më: 24 dhjetor 2022 Në ora: 23:18
Foto ilustrim

Një politikan rus ka kërkuar të nisen hetimet ndaj presidentit rus, Vladimir Putinin për përdorimin e fjalës “luftë” teksa ka përshkruar pushtimin në Ukrainë.

Nikita Yuferev, një opozitar rus nga Shën Petersburgu, u kërkoi prokurorëve të hetojnë presidentin për shkeljen e ligjeve që i ka sjell vetë ai, raporton metro.

Putini deri më tani e ka përshkruar pushtimin vetëm si një “operacion special ushtarak” dhe ka sjellë një ligj që parasheh dënime me burg për gjithkënd që konfliktin në shtetin ukrainas e cilësojnë luftë.

Putin, të enjten, u kishte thënë gazetarëve se “Qëllimi ynë nuk është të rrotullojmë timonin e konfliktit ushtarak, por, përkundrazi, t’i japim fund kësaj lufte”.

“Është e rëndësishme për mua ta bëj këtë për të tërhequr vëmendjen ndaj kontradiktës dhe padrejtësisë së këtyre ligjeve që Putin miraton dhe nënshkruan, por që ai vetë nuk i respekton. Unë mendoj se sa më shumë të flasim për këtë, aq më shumë njerëz do të dyshojnë në ndershmërinë, pagabueshmërinë dhe aq më pak mbështetje do të ketë”, tha politikani i ri.

Yuferev e filloi sfidën ligjore përmes një letre të hapur, të shkruar për prokurorin e përgjithshëm dhe ministrin e Brendshëm, duke thënë se “mbajeni Putinin përgjegjës sipas ligjit për përhapjen e lajmeve të rreme për veprimet e ushtrisë ruse”.

Ndryshe, kritikët që e kanë quajtur publikisht pushtimin si luftë kanë marrë dënime të ashpra.

Politikani opozitar, Ilya Yashin u dënua me tetë vjet e gjysmë burg këtë muaj për përhapjen e “informacioneve të rreme” për ushtrinë. Në muajin korrik, këshilltari lokal i qytetit të Moskës, Alexei Gorinov u dënua me shtatë vjet sepse e kritikoi pushtimin. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat