Lufta në Ukrianë, Putin: Jam i gatshëm të negocioj me të gjithë të përfshirët

Bota

Lufta në Ukrianë, Putin: Jam i gatshëm të negocioj me të gjithë të përfshirët

Më: 27 dhjetor 2022 Në ora: 08:52
Vladimir Putin

Presidenti rus Vladimir Putin ka deklaruar se është i gatshëm të “negociojë me të gjithë të përfshirët për një zgjidhje të pranueshme” në lidhje me luftën në Ukrainë, sipas agjencisë shtetërore ruse të lajmeve TASS, shkruan CNN.

“Unë nuk mendoj se është aq e rrezikshme, mendoj se ne po ecim në drejtimin e duhur, duke mbrojtur interesat tona kombëtare dhe interesat e qytetarëve tanë, popullit tonë. Dhe ne thjesht nuk kemi zgjidhje tjetër përveçse të mbrojmë qytetarët tanë.  

“Ne jemi të gatshëm të negociojmë me të gjithë ata që janë përfshirë në këtë proces por u takon atyre vendimi. Nuk jemi ne që ata që po refuzojmë të negociojmë,” tha Putin.

Këshilltari presidencial ukrainas Mykhailo Podolyak  shkroi në Tëitter  duke thënë: “Putini duhet të kthehet në realitet”.

Rusia “sulmoi e vetme Ukrainën dhe po vret qytetarë”, shtoi Podolyak.

“Rusia nuk dëshiron negociata, por përpiqet të shmangë përgjegjësinë. Kjo është e qartë, kështu që do të bëjmë të pamundurën që ata të mbajnë përgjegjësi për krimet që kanë kryer,”theksoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat