The Guardian: Cikloni Elliot do të arrijë në Europë

Bota

The Guardian: Cikloni Elliot do të arrijë në Europë

Më: 29 dhjetor 2022 Në ora: 19:55
Foto ilustrim

Cikloni i borës që shkaktoi dhjetëra të vdekur në SHBA pritet të shkaktojë ndryshime në temperaturën e Europës.

Sipas asaj që raporton The Guardian, vendi që do të preket më së shumti është Mbretëria e Bashkuar pasi do të regjistrohen rënie të temperaturës, shi dhe erëra të forta.

Të mërkurën shërbimi meteorologjik i Britanisë lëshoi ​​një paralajmërim të verdhë për shira të dendur nga ora 3 e mëngjesit të së premtes dhe për 15 orë. Zyra e Meteorologjisë tha se shiu i dendur mund të shkaktojë përmbytje.

Sipas meterologut Simon Partridge,  tha se moti i lagësht dhe me erë po shkaktohej nga cikloni i bombës në SHBA. Partridge shtoi se moti në Mbretërinë e Bashkuar nuk do të ishte aq i rëndë sa ishte në SHBA.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat