Prag tragjedie/ Avioni ushtarak kinez i afrohet 3 metra në distancë, piloti amerikan shmang përplasjen në moment të fundit

Bota

Prag tragjedie/ Avioni ushtarak kinez i afrohet 3 metra në distancë, piloti amerikan shmang përplasjen në moment të fundit

Më: 31 dhjetor 2022 Në ora: 08:31
Incidenti ndodhi më 21 dhjetor

Një avion kinez fluturoi pranë një avioni luftarak të SHBA-së mbi Detin e Kinës Jugore javën e kaluar, duke e detyruar pilotin amerikan të manovronte për të shmangur përplasjen, njoftoi ushtria amerikane.

Incidenti ndodhi më 21 dhjetor, gjatë të cilit Zyra për marrëdhënie me publikun të Komandës së Indo-Paqësorit të SHBA-së tha se piloti i avionit luftarak J-11 i Marinës Kineze kreu manovër të pasigurt gjatë interceptimit të një avioni RC-135 të Forcave Ajrore të SHBA-së.

Avioni amerikan “po kryente në mënyrë të ligjshme operacione rutinë mbi Detin e Kinës Jugore në hapësirën ajrore ndërkombëtare”, thuhet në deklaratën e komandës.

“Piloti i PLAN (Marina e Ushtrisë Çlirimtare Popullore) bëri manovër të pasigurt duke fluturuar 6 metra përpara hundës së RC-135, duke detyruar RC-135 (SHBA) të ndërmarrë manovra për të shmangur përplasjen”, thuhet në deklaratë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat