Po raportonte direkt nga Ukraina, momenti kur afër gazetarit shpërthen raketa

Bota

Po raportonte direkt nga Ukraina, momenti kur afër gazetarit shpërthen raketa

Më: 3 janar 2023 Në ora: 09:06
Foto nga vendi i ngjarjes

Një raketë ka shpërthyer dhjetëra metra larg gazetarit, i cili po raportonte direkt nga Ukraina, shkruan Nexta.

Thuhet se bëhet fjalë për një gazetar francez i cili po lajmërohej nga qyteti Kramatorsk në Ukrainë.

Për fat të mirë, gazetari e as kameramani nuk kanë pësuar lëndime nga ky shpërthim që ndodhi shumë afër tyre.

Kujtojmë që në një sulm raketor në lindje të Ukrainës që e kryen ushtria ruse, janë shkatërruar objekte banesore në qytetin Druzhkivk në rajonin e Donetskut.

“Pushtuesit rusë nga fillimi i luftës kanë shkatërruar mijëra objekte”, kanë bërë të ditur autoritetet ukrainase.

E nga një sulm të kryer nga ukrainasit me sistemin e avancuar raketor amerikan HIMARS, janë vrarë qindra ushtarë rusë, shumica prej të cilëve ishin pjesëtarë të grupit famëkeq paramilitar Wagner.

Bëhet fjalë për një shkollë që rusët e përdorën për të strehuar qindra ushtarë, kurse edhe vetë Kremlini e pranoi se ka ndodhur ky sulm – duke tentuar të zvogëlojnë numrin e viktimave. 

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat