Inteligjenca ukrainase ngre alarmin: Rusia mund të sulmojë njëkohësisht nga Veriu dhe Lindja

Bota

Inteligjenca ukrainase ngre alarmin: Rusia mund të sulmojë njëkohësisht nga Veriu dhe Lindja

Më: 3 janar 2023 Në ora: 19:01
Foto ilustrim

Teksa lufta në Ukrainë po vijon që prej 24 shkurtit të këtij viti, një zëdhënës i drejtorisë së inteligjencës të ministrisë së mbrojtjes së Ukrainës, Andrii Cherniak, ka paralajmëruar se Rusia mund të rinisë një sulm nga veriu dhe lindja.

“Moska mund të sulmojë njëkohësisht nga veriu ose lindja në muajt e ardhshëm”, u shpreh Cherniak.

Komentet Cherniak i bëri për mediat ukrainase, ku tha se Rusia nuk ka plane për t’i dhënë fund luftës së saj dhe mund të jetë duke u përgatitur për të kryer një ofensivë të re.

Ai shtoi se “veprime të tilla të armikut priten dhe trupat tona janë gati për këtë.”

Cherniak tha më tej se strategjia e Moskës ka të ngjarë të mbajë një korridor tokësor për në Krime dhe të pushtojë plotësisht rajonin lindor të Donetskut.

Kujtojmë se Ukraina ka vlerësuar se ushtria ruse mund të humbasë deri në 70,000 trupa në pesë muajt e ardhshëm të luftës në Ukrainë.

Zëdhënësi i drejtorisë së inteligjencës shtoi se Rusia është e vetëdijshme për humbjet që do të përjetojë, por sipas tij, ata nuk po planifikojnë t’i japin fund luftës.

“Por Moska është gati për humbje të tilla”, shtoi Cherniak.

“Ata e dinë se do të humbasin, por nuk po planifikojnë t’i japin fund luftës”, përfundoi zëdhënësi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat