Mashtronte të afërmit dhe shiste pjesë të trupit të kufomave, dënohet me 20 vite burg pronarja e agjencisë së funeraleve

Bota

Mashtronte të afërmit dhe shiste pjesë të trupit të kufomave, dënohet me 20 vite burg pronarja e agjencisë së funeraleve

Më: 4 janar 2023 Në ora: 08:25
Megan Hess

Një ish pronare e një agjencie funeralesh u dënua me 20 vjet burg për mashtrim të të afërmve të personave të vdekur duke prerë 560 kufoma dhe duke shitur pjesë të trupit pa leje. 46 vjeçarja Megan Hess u deklarua fajtore për mashtrim në korrik të vitit të kaluar.

Nëna e saj Shirley Koch, gjithashtu u deklarua fajtore për mashtrim dhe u dënua me 15 vjet. Roli qendror i Koch ishte copëtimi i trupave, tregojnë të dhënat e gjykatës. “Sjellja e Hess dhe Koch shkaktoi dhimbje të madhe emocionale për familjet dhe të afërmit.”, thuhet në dosje.

Ajo mashtronte të afërmit e viktimave duke u thënë se do t’u digjte trupat por i priste dhe më pas i shiste. Prokurorët thanë se kompanitë e trajnimit kirurgjik dhe firmat e tjera që blinin pjesë të caktuara të trupit nuk e dinin se ato ishin marrë nëpërmjet mashtrimit.

26 persona përshkruan tmerrin e tyre kur zbuluan se çfarë kishte ndodhur me të dashurit e tyre. “Nëna jonë e ëmbël, ata e copëtuan atë,” tha Erin Smith për të ëmën që i kishin shitur supet, gjunjët dhe këmbët për qëllime fitimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat