Fushat afër qytetit Bakhmut të mbushura me kufoma të trupave ruse

Bota

Fushat afër qytetit Bakhmut të mbushura me kufoma të trupave ruse

Më: 7 janar 2023 Në ora: 18:23
Fushat afër qytetit Bakhmut të mbushura me kufoma të trupave ruse

Luftimet janë duke vazhduar në qytetin Bakhmut të Ukrainës ku forcat ruse po tentojnë të marrin rajonin.

Dy të moshuar janë vrarë nga sulmet në zonën Bakhmut që gjendet në lindje të Ukrainës, derisa 14 të tjerë pësuan lëndime.

Sulmet erdhën edhe pasi Rusia shpalli një armëpushim për Krishtindjet ortodokse.

Imazhi i rëndë që u publikua nga mediumi Nexta në Twitter tregon fushat afër Bakhmut që janë të mbushura me pjesë trupash të forcave ruse.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat