Zelensky e quan zonën përreth Bakhmut dhe Soledar “një nga vendet më të përgjakshme”

Bota

Zelensky e quan zonën përreth Bakhmut dhe Soledar “një nga vendet më të përgjakshme”

Më: 9 janar 2023 Në ora: 11:16
Volodymyr Zelensky

Zona rreth qyteteve lindore të Ukrainës, Bakhmut dhe Soledar është “një nga vendet më të përgjakshme në vijën e frontit”.

Kështu ka thënë presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky në fjalimin e tij të natës të dielën, shkruajnë mediat e huaja.

Bakhmut është bërë ndoshta pjesa më e kontestuar e vijës së frontit prej 1,300 kilometrash (800 milje) në Ukrainë dhe skena e disa prej luftimeve më të ashpra të luftës.

Rajoni i madh i Donetskut, ku ndodhen Bakhmut dhe Soledar, është mbajtur nga separatistët e mbështetur nga Rusia që nga viti 2014 dhe është një nga katër rajonet ukrainase që Moska pretendon si territor rus në shkelje të ligjit ndërkombëtar.

Megjithatë, presidenti ukrainas tha të dielën se të dy qytetet po “mbahen fortë” dhe “situata në vijën e parë nuk ka ndryshuar ndjeshëm në javën e parë të vitit”.

“… Edhe pse shumica e qytetit është shkatërruar nga sulmet ruse, luftëtarët tanë zmbrapsin përpjekjet e vazhdueshme për ofensivën ruse atje”, citohet të ketë thënë ai.

“Soledar po mbahet gjithashtu. Edhe pse ka edhe më shumë shkatërrim atje dhe është jashtëzakonisht e vështirë”. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat