Mbështetën Rusinë në luftën në Ukrainë, KE vendos sanksione të reja kundër Bjellorusisë dhe Iranit

Bota

Mbështetën Rusinë në luftën në Ukrainë, KE vendos sanksione të reja kundër Bjellorusisë dhe Iranit

Më: 10 janar 2023 Në ora: 13:58
Foto nga takimi

Bashkimi Europian do të vendosë sanksione të reja, në përgjigje të agresionit rus kundër Ukrainës, ndaj vendeve që mbështetën ushtarakisht luftën e Rusisë, si Bjellorusia apo Irani, sipas mediave të huaja.

Lajmi është bërë i ditur nga kryetarja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, në një konferencë për shtyp ditën e sotme pas nënshkrimit të Deklaratës së Tretë të Përbashkët BE-NATO për bashkëpunim.

“Bashkimi Europian do të vazhdojë të bëjë gjithçka që ka në dorë për të mbështetur popullin e guximshëm të Ukrainës.

Ne do të vazhdojmë presionin mbi Kremlinin për aq kohë sa të jetë e nevojshme, duke vendosur sanksionet më të ashpra”, tha von der Leyen.

“Ne do të vendosim sanksione të reja ndaj Bjellorusisë dhe Iranit,” tha von der Leyen.

Ajo konfirmoi gjithashtu se BE-ja do të vazhdojë të ndihmojë nga ana ekonomike dhe humanitare Ukrainën për aq kohë sa është e nevojshme” .

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat