Wagner ia dërgoi ‘trupin’ e pajetë të bashkëshortit me arkivol – rusja shumë shpejt e kuptoi se po e gënjenin dhe se burrin e kishte gjallë

Bota

Wagner ia dërgoi ‘trupin’ e pajetë të bashkëshortit me arkivol – rusja shumë shpejt e kuptoi se po e gënjenin dhe se burrin e kishte gjallë

Më: 21 janar 2023 Në ora: 15:54
Foto nga vendi i ngjarjes

Një media opozitare ruse raporton se autoritetet vendore e kanë gënjyer një grua se burri i saj është vrarë në Ukrainë.

TV Dozhd raporton se gruaja mori arkivolin e vulosur të bashkëshortit të saj që luftoi si mercenarë i Wagnerit.

Përkatësisht, bashkëshorti i saj ishte duke vuajtur dënimin për një vrasje. Në vjeshtë, ai ndaloi së komunikuari me të dhe ajo shpejt zbuloi se burri kishte shkuar në luftë.

Ajo nuk beson se ai u largua vullnetarisht – sipas saj, Ukraina nuk ishte një vend “fashist” për të dhe shpesh shkonte për t’i vizituar të afërmit e tij.

U mbajt një funeral dhe shpejt më pas ajo zbuloi se ishte në të vërtetë gjallë dhe se ishte në një burg në shtetin ukrainas, raporton skynews.

Ajo mori një telefonatë nga një numër ukrainas dhe një burrë që u prezantua si oficer i Shërbimit të Sigurisë së Ukrainës (SBU) i tha se burri i saj ishte gjallë dhe se gjendet prapa grilave në Ukrainë.

“Ata thanë se nuk ka nevojë të hapet arkivoli, sepse para se një njeri të dërgohet në luftë, merret ADN-ja dhe kur gjenden kufomat, bëhen analizat. Wagner më garanuan se ai është në arkivol”, tha ajo.

Komanda ushtarake e Ukrainës u përgjigj se burri i saj po trajtohej si i plagosur dhe i kapur rrob, por ata nuk thanë asgjë më shumë.

Media pretendon se kjo histori nuk është e vetmja dhe se përfaqësuesit e Wagnerit kanë frikësuar familjarët e “të ndjerit” që të mos kontrollojnë arkivolet e vulosura.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat