13 të vdekur pasi u shemb një ndërtesë banimi në Aleppo të Sirisë

Bota

13 të vdekur pasi u shemb një ndërtesë banimi në Aleppo të Sirisë

Më: 22 janar 2023 Në ora: 15:08
Foto ilustrim

13 persona vdiqën të dielën kur një ndërtesë banimi u shemb në qytetin verior të Sirisë, Aleppos. Punonjësit e shpëtimit po kërkonin për njerëzit që besohet se ende ishin të ngujuar nën rrënoja, raportoi media shtetërore.

Ndërtesa pesëkatëshe në lagjen “Sheikh Maksoud” të qytetit të dytë më të madh të Sirisë u shemb për shkak të rrjedhjeve të ujit që dobësuan themelet e saj, u cituan zyrtarë qeveritarë të kenë thënë për median shtetërore.

Është një nga ndërtesat e shumta që janë shembur vitet e fundit në Aleppo, e cila kishte bombardime intensive ajrore ruse dhe siriane. Kjo pasi ishte në zonën që kontrollohej nga rebelët, derisa ata u dëbuan gjashtë vjet më parë.

Shumë sirianë janë zhvendosur gjatë konfliktit të gjatë më shumë se dhjetëvjeçar në ndërtesa të dëmtuara, pasi nuk ka pasur rindërtim sistematik të zonave të banuara dhe shërbimet shtetërore mbeten minimale, thonë banorët.

Opozita ka akuzuar presidentin Bashar al-Assad për ndalimin e shërbimeve nga rrethet ku shpërtheu rebelimi kundër tij, për të ndëshkuar banorët.

Qeveria fajëson luftën dhe sanksionet perëndimore për rimëkëmbjen e ngadaltë dhe vështirësitë, shkruan Reuters.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat