Vjen paralajmërimi: Një ofensivë e re ruse po vjen, ky është vendi se ku mund të ndodh ajo

Bota

Vjen paralajmërimi: Një ofensivë e re ruse po vjen, ky është vendi se ku mund të ndodh ajo

Më: 31 janar 2023 Në ora: 18:33
Foto ilustrim

Instituti Amerikan për Studimin e Luftës (ISW) shkruan në raportin e tij të fundit se Rusia po përgatitet për një ofensivë të re, duke cituar burime në Perëndim dhe në Ukrainë dhe Rusi.

"Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg tha më 30 janar se nuk ka indikacione se Rusia po përgatitet të negociojë paqen, por të gjithë treguesit tregojnë të kundërtën. Stoltenberg vuri në dukje se Rusia mund të mobilizojë më shumë se 200,000 njerëz. Stoltenberg theksoi se Vladimir Putin po i mban synimet maksimaliste në Ukrainë”, shkruan Instituti.

Kreu i Këshillit të Rezervistëve të Forcave Tokësore të Ukrainës, Ivan Timochko, tha se forcat ruse po forcojnë grupimin e tyre në Donbass si pjesë e ofensivës së pritshme, shkruan ISW.

Ai shton se ofensiva ndoshta do të jetë në rajonin e Luhanskut në muajt e ardhshëm.

Dhe blogerët ushtarakë rusë, shkruan ISW, parashikojnë një ofensivë ruse. Ata deklarojnë se forcat kryesore të ofensivës ende nuk kanë hyrë në betejë, por përgatitjet janë duke u zhvilluar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat