Presidenti polak: Biden mund të vizitojë Evropën Qendrore në shkurt

Bota

Presidenti polak: Biden mund të vizitojë Evropën Qendrore në shkurt

Nga: A.SH Më: 1 shkurt 2023 Në ora: 16:45
Joe Biden

Presidenti polak Andrzej Duda thotë se homologu i tij amerikan Joe Biden ka të ngjarë të vizitojë Evropën Qendrore në shkurt, ndërsa lufta në Ukrainë po i afrohet shenjës njëvjeçare, përcjell Bota sot.

"Presidenti ka shumë të ngjarë të vijë në pjesën tonë të Evropës në shkurt," tha Duda gjatë një konference për shtyp në Riga, Estoni.

“Pjesa jonë e Evropës do të thotë Evropë Qendrore… kjo është një zonë që shtrihet nga Rumania në Estoni.

Është shumë e vështirë për ne të përgjigjemi se ku do të vijë presidenti në detaje, nuk kemi një informacion të tillë”, shtoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat