Dyshohet se ishte abuzuar nga vëllai/ 22-vjeçarja vendos të largohet nga shtëpia për të jetuar në Turqi, vritet nga babai

Bota

Dyshohet se ishte abuzuar nga vëllai/ 22-vjeçarja vendos të largohet nga shtëpia për të jetuar në Turqi, vritet nga babai

Më: 4 shkurt 2023 Në ora: 23:30
Timba al-Ali

Timba al-Ali, 22-vjeçarja irakiane është vrarë nga babai i saj, teksa kishte vendosur të zhvendosej në Turqi.

Por ngjarja bëhet më e rëndë, pasi raportohet se më herët 22-vjeçarja kishte treguar se ishte abuzuar seksualisht nga vëllai i saj dhe se ky ishte shkaku që e kishte bërë atë të ndërmerrte vendimin për t’u larguar nga vendi i saj.

E reja, ishte një influencer në rrjete sociale.

Grupet e të drejtave të njeriut po bëjnë thirrje për të zhvilluar protesta, ndërsa kërkojnë drejtësi për 22-vjeçaren dhe mbrojtjen e të drejtave të grave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat