Artileria ukrainase godet tankun rus, ushtari i Vladimir Putinit i përfshirë nga zjarri shihet duke vrapuar

Bota

Artileria ukrainase godet tankun rus, ushtari i Vladimir Putinit i përfshirë nga zjarri shihet duke vrapuar

Më: 6 shkurt 2023 Në ora: 22:22
Foto nga vendi i ngjarjes

Një ushtar rus që ngiste tankun në lindje të Ukrainës, është filmuar nga ajri duke vrapuar nëpër një fushë të mbuluar nga bora, derisa tërë trupin e kishte të përfshirë nga zjarri.

Ishte artileria ukrainase ajo që goditi mjetin e tij të blinduar, duke bërë që ai të preket nga zjarri dhe të dalë jashtë duke vrapuar, me shpresën se do të arrijë të shuaj zjarrin.

Megjithatë edhe tanket e tjera ruse që ishin pranë tij e pësojnë keq nga artileria ukrainase, që i godet me precizitet të paparë.

Ndryshe lufta në Ukrainë është duke vazhduar, ku çdo ditë raportohet për qindra të vdekur nga të dyja palët si dhe mjete të shkatërruara luftarake.

E një prej beteja që po konsiderohet si më e përgjakshmja është ajo e qytetit të Bakhmutit, ku të dyja palët po synojnë të marrin kontrollin mbi këtë vend. 

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat