Ministri i Jashtëm: 4 australianë të zhdukur pas tërmetit në Turqi

Bota

Ministri i Jashtëm: 4 australianë të zhdukur pas tërmetit në Turqi

Nga: M.H. Më: 8 shkurt 2023 Në ora: 06:48
Pamje nga tërmeti

Katër australianë janë të pagjetur pas tërmetit shkatërrues të së hënës në Turqi dhe Siri, tha të enjten ministri i jashtëm i vendit.

"Me keqardhje them që në këtë fazë [katër persona] mbeten të pagjetur. Natyrisht, siguria e tyre është prioriteti ynë i menjëhershëm dhe zyrtarët konsullorë në Ankara po punojnë me autoritetet lokale dhe të tjerët në terren për t'i ndihmuar ata," i tha Ministrja e Jashtme Penny Wong. Senati Australian, shkruan CNN, përcjell “Bota sot”.

Departamenti i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë i Australisë po ofron ndihmë konsullore për familjet e tyre, shtoi Wong.

Ekipet australiane të kërkimit dhe shpëtimit të përbërë nga 72 personel do të vendosen në Turqi për të ndihmuar, tha Wong.

"Këta janë specialistë të kërkimit dhe shpëtimit urban, të trajnuar shumë për të gjetur, për të ofruar ndihmë mjekësore dhe për të hequr viktimat që janë bllokuar ose janë prekur nga kolapsi strukturor," tha Wong.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat