SHBA jep lajmin e mirë për Sirinë pas tragjedisë nga tërmeti shkatërrues

Bota

SHBA jep lajmin e mirë për Sirinë pas tragjedisë nga tërmeti shkatërrues

Më: 10 shkurt 2023 Në ora: 13:34
Në Siri, më shumë se 3,400 njerëz kanë vdekur nga tërmetet

Përballë tragjedisë me të cilën përballen banorët e zonave të Sirisë të goditura nga tërmetet e dhunshme të së hënës, Departamenti Amerikan i Thesarit vendosi të lehtësojë sanksionet, në mënyrë që ndihma humanitare të mbërrijë edhe për komunitetet atje.

Autoritetet amerikane autorizuan lehtësimin e të gjitha transaksioneve që lidhen me përpjekjet e ndihmës për të prekurit nga tërmeti, përpjekje këto që në të kundërt, do të ishin bllokuar prej sanksioneve të vendosura ndaj regjimit sirian.

“Teksa aleatët ndërkombëtarë dhe partnerët humanitarë mobilizohen për të ndihmuar të prekurit nga tërmetet, unë dua ta bëj të qartë see sanksionet e SHBA-së në Siri nuk do të pengojnë përpjekjet për shpëtimin e jetëve në radhët e popullit sirian,” deklaroi zëvendës Sekretari i Thesarit Wally Adeyemo.

“Për këtë arsye, shtoi ai, Departamenti i Thesarit po lëshon një licencë të përgjithshme për të autorizuar përpjekjet për lehtësimin e pasojave të tërmeteve, në mënyrë që ata të cilët frojnë ndihmë të mund të fokusohen në atë që nevojitet më shumë: shpëtimin e njerëzve dhe rindërtimin. Rruga drejt Sirisë veriperëndimore nga Türkiye u dëmtua pas dy tërmeteve të fuqishme dhe kjo ndërpreu përkohësisht ndihmën humanitare në zonat e goditura nga tërmeti të kontrolluara nga rebelët."

Ndihma e parë e Kombeve të Bashkuara e përbërë nga gjashtë kamionë që transportonin ilaçe, batanije, tenda dhe ushqime kaloi përmes pikës së Bab al-Haëa nga Turqia në Sirinë veriperëndimore të enjten. Në Siri, më shumë se 3,400 njerëz kanë vdekur nga tërmetet, sipas shifrave të përpiluara nga Ministria vendase e Shëndetësisë dhe grupi i mbrojtjes civile të Helmetave të Bardha Siriane.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat