Qeveria siriane miraton dërgimin e ndihmave në territorin e kontrolluar nga rebelët, por pa afat kohor

Bota

Qeveria siriane miraton dërgimin e ndihmave në territorin e kontrolluar nga rebelët, por pa afat kohor

Më: 10 shkurt 2023 Në ora: 18:49
Pamje nga tërmeti

Qeveria siriane ka miratuar dërgimin e ndihmave në territorin e kontrolluar nga rebelët në veriperëndim të vendit.

Lajmin e bënë të ditur zyrtarët shtetërorë në një deklaratë të premten por pa caktuar një afat kohor.

Ata sirianë shprehën gatishmërinë e tyre për të ofruar ndihma por deri më tani asnjë furnizim nuk ka mbërritur në territoret e zaptuara.

Dorëzimi i furnizimeve urgjente në zonat e goditura nga tërmeti në veri të Sirisë, është komplikuar nga një luftë civile e gjatë midis forcave opozitare dhe qeverisë siriane, të udhëhequr nga presidenti Bashar al-Assad, i cili akuzohet për vrasjen e njerëzve të tij.

Dy autokolona të OKB-së që transportonin ndihma kanë hyrë në veriperëndimin e kontrolluar nga rebelët përmes të vetmit vendkalim kufitar të autorizuar në Turqi, ndërsa qeveria e Asadit ka marrë aeroplanë me ndihma nga vende anembanë botës.

Ministri i Jashtëm sirian Faisal Mekdad tha të mërkurën se çdo ndihmë që merr Siria duhet të kalojë përmes kryeqytetit Damask. “Shteti sirian është i gatshëm të lejojë hyrjen e ndihmave në të gjitha rajonet përveç grupeve të armatosura terroriste”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat