Brenda morgut ukrainas të tejmbushur nga trupat e viktimave të luftës

Bota

Brenda morgut ukrainas të tejmbushur nga trupat e viktimave të luftës

Më: 17 shkurt 2023 Në ora: 23:20
Foto ilustrim

Në historinë e tij 90-vjeçare, oborri i morgut të Kharkivit është tejmbushur me trupa të të vrarëve gjatë këtij viti.

Dymbëdhjetë mijë trupa kanë kaluar nëpër këtë morg që nga nisja e konfliktit të armatosur, nga civilët te ushtarët e të dyja palëve.

The Times sjell rastin e një ushtari rus i cili dergjet në këtë morg ndërsa ka ndërruar jetë prej të paktën 6 muajsh.

Kjo media jep një pamje të zymtë të asaj që ka mbetur prej tij, vetëm kocka, uniformë dhe një aromë e tmerrshme që shqetëson ekspertët ndërsa marrin një mostër prej tij për të kryer testin e ADN që shpresojnë se do t’i ndihmojë në identifikimin e atij që dikush ishte ushtar i Putinit.

Në muajt e kaluar, praktika ishte që si rusët ashtu edhe ukrainasit shkëmbenin informacione në lidhje me trupat që mungonin, çka ndihmonte në identifikimin e viktimave, por kjo praktikë ka kohë tashmë që nuk praktikohet.

“Ata nuk japin informacion kohët e fundit. nuk duan të pranojnë të vdekurit sepse duhet të paguajnë familjen e tyre. Është më e lehtë t’i shpallin thjeshtë të humbur”, tha një hetues.

Trupat e këtyre ushtarëve të panjohur dërgohen ende në Ministrinë e Mbrojtjes për t’u përdorur në shkëmbimet e ardhshme të trupave, por mostrat e ADN-së qëndrojnë këtu, si të dhëna të mundshme për autorët e mijëra krimeve të luftës të zbuluara në zonat e pushtuara dikur nga rusët.

Morgu i Kharkiv-it u ndërtua në vitin 1933, kur qyteti ishte kryeqyteti i republikës sovjetike të Ukrainës dhe pasi Stalini kishte nisur të përpiqej të zhdukte ukrainasit me anë të urisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat