Kryeministri hungarez: Rusia nuk mund të fitojë luftën pas mobilizimit të Perëndimit për Ukrainën

Bota

Kryeministri hungarez: Rusia nuk mund të fitojë luftën pas mobilizimit të Perëndimit për Ukrainën

Më: 25 shkurt 2023 Në ora: 13:34
Viktor Orban

Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, ka thënë se askush nuk do të mund ta fitojë luftën Rusi-Ukrainë dhe se për këtë arsye ka nevojë sa më parë për armëpushim dhe më pas për fillimin e bisedimeve të paqes.

Në një fjalim në radion shtetërore “Kossuth Radio” të Hungarisë, Orban tha se Rusia nuk mund të fitojë luftën pasi Perëndimi është mobilizuar, shkruan Anadolu.

“Rusia nuk mund ta fitojë luftën, sepse Perëndimi ka mobilizuar aq shumë armë, energji dhe para për Ukrainën sa që është e pamundur të fitosh një konflikt të hapur ushtarak kundër një fuqie të tillë, por edhe e kundërta e kësaj është e drejtë sepse gabohen ata që mendojnë se mund të humbasë Rusia e cila është një fuqi bërthamore”.

Kryeministri hungarez mbrojti idenë e tij se është e gabuar që Evropa nuk vendos kufi në ndihmat që jep për Ukrainën sepse ajo po tërhiqet në luftë çdo ditë e më shumë.

Orban tha se në rend dite së shpejti mund të vijë propozimi për dërgimin e forcave paqeruajtëse në territoret e Ukrainës.

“Hungaria është anëtare e NATO-s dhe një aleancë e mbrojtjes së NATO-s”, theksoi Orban.

Ai shtoi se vendet anëtare të NATO-s mund të ndërmarrin ndërhyrje ushtarake jashtë NATO-s, por për këtë nuk mund të detyrohen anëtarët e tjerë që nuk dëshirojnë t’i bashkohen kësaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat