BE planifikon të zgjerojë objektivat e reduktimit të konsumit të gazit

Bota

BE planifikon të zgjerojë objektivat e reduktimit të konsumit të gazit

Nga: A.SH Më: 28 shkurt 2023 Në ora: 21:51
Foto ilustrim

BE po planifikon të zgjasë masat e saj për reduktimin e konsumit të gazit në dimrin e ardhshëm për të rimbushur rezervat, kanë thënë ministrat e energjisë të bllokut, pëecjell Bota sot.

Përballë rritjes së kostove të energjisë pasi Rusia pushtoi Ukrainën vitin e kaluar, blloku 27-anëtarësh ranë dakord korrikun e kaluar për të reduktuar përdorimin e gazit midis gushtit 2022 dhe marsit 2023 me 15 për qind.

Sipas agjencisë së statistikave të BE-së, Eurostat, konsumi i gazit në BE ra me 19.3 për qind midis gushtit dhe janarit, krahasuar me të njëjtën periudhë midis 2017 dhe 2022.

Rregullorja e BE-së e miratuar vitin e kaluar skadon në fund të marsit, tha komisioneri i BE-së për energji, Kadri Simson, duke shtuar se Komisioni e konsideron "vazhdimin e reduktimit të kërkesës një opsion pa keqardhje".

Vendet anëtare të BE-së do të duhet të bien dakord për çdo objektiv të ri për reduktimin për dimrin e ardhshëm, me Gjermaninë, ekonominë më të madhe të BE-së, që kërkon një objektiv më të lartë se 15 për qind.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat