Shërbimi sekret ukrainas shkatërron brenda një nate gjashtë tanke ruse

Bota

Shërbimi sekret ukrainas shkatërron brenda një nate gjashtë tanke ruse

Më: 1 mars 2023 Në ora: 22:12
Foto nga vendi i ngjarjes

Shërbimi sekret i Ukrainës (SBU) ka publikuar pamje të shkatërrimit të gjashtë tanke ruse brenda një nate në rajonin lindor të Luhanskut.

Në një deklaratë, SBU pohoi se dy grupe organizuan një “gjueti nate” në rajon dhe arritën të çaktivizojnë plotësisht pajisjet e armikut.

Rajoni lindor i Luhanskut dhe Donetsk (i njohur kolektivisht si Donbas) është vendi ku tani janë fokusuar luftimet.

Megjithatë, në muajt e fundit, luftimet janë ngadalësuar ndërsa fillon një dimër i pafalshëm dhe peizazhi i fushëbetejës ndryshon.

Theksojmë se forcat ukrainase kanë shkatërruar të paktën 130 tanke dhe transportues të blinduar të personelit gjatë luftës tre-javore pranë Vuhledar, në rajonin lindor të Donetskut, ka thënë ushtria e Ukrainës për New York Times.

Ndryshe, Rusia ka nisur pushtimin e pajustifikueshëm të shtetit ukrainas më 24 shkurt të vitit të kaluar duke shkaktuar mijëra viktima dhe dëme të mëdha materiale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat