Ushtari i paarmatosur ukrainas ekzekutohet në mënyrën më brutale nga rusët, qëllohet me breshëri plumbash

Bota

Ushtari i paarmatosur ukrainas ekzekutohet në mënyrën më brutale nga rusët, qëllohet me breshëri plumbash

Më: 6 mars 2023 Në ora: 21:31
Foto nga vendi i ngjarjes

Në rrjetet sociale sot është shpërndarë një video, ku shfaq momentin kur ushtarët rusë ekzekutojnë në mënyrën më brutale një ushtar të paarmatosur ukrainas që e kishin zënë rob.

Në videon që nuk preferohet të shikohet për personat nën moshën 18-vjeçare, shihet ushtari i paarmatosur në uniformën e ushtrisë ukrainase duke pirë cigare, dhe duke thënë “Slava Ukraini”.

Mbi këtë ushtar të paarmatosur që e kishin zënë rob janë shkrepur breshëri plumbash, ku nga plumbat trupi i tij vazhdimisht lëkundej.

Në anën tjetër, shefi i diplomacisë ukrainase Dmytro Kuleba e ka përshkruar videon si të “tmerrshme”, duke shtuar se bëhet fjalë për dëshmi të reja se rusët po kryejnë gjenocid në Ukrainë.

Ai i ka bërë thirrje Gjykatës Ndërkombëtare që të fillojë menjëherë hetimet për këtë pushkatim që ai e quajti “krim lufte” – duke theksuar se “kryesit e veprës duhet të ballafaqohen me drejtësinë”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat