Humbjet e mëdha ruse në luftën e Ukrainës, Moska zbrazë muzetë – merr tanket e epokës sovjetike

Bota

Humbjet e mëdha ruse në luftën e Ukrainës, Moska zbrazë muzetë – merr tanket e epokës sovjetike

Më: 13 mars 2023 Në ora: 20:40
Foto ilustrim

Presidenti rus Vladimir Putin është duke zbrazur muzetë e tankeve me qëllimin e vetëm, që t’i përdor në luftë në Ukrainë.

Tanket e epokës sovjetike T-62S po konsiderohen si “moderne” në fabrikën e qyteti siberian Chita.

Kjo po ndodhë për shkak të humbjeve të mëdha në fushëbetejë, duke tentuar që tanket klasike t’i shndërrojë në moderne.

Madje disa prej tyre janë mbi 60 vite të vjetra që datojnë nga koha e Nikita Khrushchev dhe Leonid Brezhnev, që ishin në krye të Bashkimit Sovjetik.

Në anën tjetër, Ukraina ka fatin që është duke u armatosur në vendet perëndimore me armët më të sofistikuara, siç janë tanket Leopard 2, Abrams, sistemet raketore HIMARS, IRIS-T dhe predhat anti-tank Javelin.

Thuhet se numri i muzeve me tanke sovjetike që janë zbrazur shkon në qindra, kurse në to mund të kenë qenë mbi 2.500 sosh. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat