Tragjike në Australi/ Babai vret padashje me kositësen e barit djalin 3-vjeçar

Bota

Tragjike në Australi/ Babai vret padashje me kositësen e barit djalin 3-vjeçar

Më: 15 mars 2023 Në ora: 16:14
Foto ilustrim

Një djalë tre vjeçar vdiq tragjikisht në Australinë juglindore, kur u godit nga kositësja e barit të babait të tij.

Fëmija u dërgua në spital, ku pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, ai nuk i mbijetoi dot plagëve.

“Babai u kthye nga fëmija kur po kosiste barin. Ai nuk e pa atë”, tha një zëdhënës i policisë për Daily Mail Australia.

Autoritetet po hetojnë rrethanat e tragjedisë, por nuk pritet të ngrenë akuza ndaj babait të fëmijës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat