I dërguan një USB bombë dhe e hapi në redaksi, plagoset gazetari ekuadorian

Bota

I dërguan një USB bombë dhe e hapi në redaksi, plagoset gazetari ekuadorian

Më: 21 mars 2023 Në ora: 23:40
Foto ilustrim

Një gazetar ka mbetur i plagosur në Ekuador, pasi ka marrë një USB bombë dhe e ka hapur në redaksinë ku punonte.

Gazetari Lenin Artieda, u plagos kur hapi zarfin dhe u shpreh se pajisja shpërthyese dukej si një USB drive, shkruan BBC.

Ai e futi atë në kompjuterin e tij dhe menjëherë shpërtheu. Departamenti i Prokurorit të Përgjithshëm të Ekuadorit konfirmoi se kishte hapur një hetim terrorizmi mbi letrat bombë që kishin marrë dis gazetarë.

“Çdo përpjekje për të frikësuar gazetarinë dhe lirinë e shprehjes është një veprim i neveritshëm që duhet të ndëshkohet me gjithë ashpërsinë e drejtësisë”, thuhet në një deklaratë.

Ministri i Brendshëm, Juan Zapata, tha se pajisjet ishin dërguar të gjitha nga i njëjti qytet. Tre u dërguan në media në Guayaquil dhe dy në kryeqytet, Quito.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat