Shpërthim në një lokal në Shën Petersburg, vritet komandanti ushtarak rus, 16 persona të plagosur

Bota

Shpërthim në një lokal në Shën Petersburg, vritet komandanti ushtarak rus, 16 persona të plagosur

Më: 2 prill 2023 Në ora: 19:21
Foto ilustrim

Një shpërthim në një kafene në Shën Petersburg ka vrarë një komandant ushtarak rus, Vladlen Tatarsky, raportojnë mediat ruse.

Nga shpërthimi kanë mbetur te plagosur edhe 16 persona të tjerë.

Ministria e Punëve të Brendshme shtoi se drejtuesit dhe një grup punonjësish të Drejtorisë kryesore të Hetimit Kriminal janë nisur për në vendngjarje.

“Policia e Shën Petersburgut dhe shërbimet e urgjencës po punojnë gjithashtu  per te percaktuar shkaqet e ketij shperthimi”, tha ministria.

Vladlen Tatarsky (emri i vërtetë Maxim Fomin) ishte një bloger i shquar dhe mbështetës i  luftës së Rusisë në Ukrainë.

Ai u be i njohur vitin e kaluar pasi postoi një video të filmuar brenda Kremlinit në të cilën ai thoshte “Ne do t’i mposhtim të gjithë, do t’i vrasim të gjithë, do t’i grabisim të gjithë sipas nevojës. Ashtu siç na pëlqen”.

Burime të Ministrisë së Brendshme të cituara nga agjencia ruse e lajmeve RIA thanë se një bombë ishte fshehur në një statujë që iu dorëzua Tatarskit në një kuti si dhuratë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat