Finlanda në NATO/ Rusia forcon potencialin ushtarak

Bota

Finlanda në NATO/ Rusia forcon potencialin ushtarak

Nga: A.SH Më: 3 prill 2023 Në ora: 16:02
Foto ilustrim

Rusia planifikon të forcojë "potencialin e saj ushtarak" në disa pjesë të vendit në përgjigje të pranimit të afërt të Finlandës në NATO, raportojnë mediat shtetërore, përcjell Bota sot.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, konfirmoi gjatë një konference për shtyp në Bruksel se Finlanda do t'i bashkohet aleancës ushtarake nesër.

Agjencia ruse e lajmeve RIA ka cituar zëvendësministrin e Jashtëm Alexander Grushko të ketë thënë se Rusia do të ndërmarrë hapa për të garantuar "sigurinë ushtarake" të vendit në përgjigje të njoftimit.

"Ne do të forcojmë potencialin tonë ushtarak në drejtimin perëndimor dhe veriperëndimor," tha ai.

"Në rast se forcat dhe burimet e anëtarëve të tjerë të NATO-s vendosen në Finlandë, ne do të ndërmarrim hapa shtesë për të garantuar me siguri sigurinë ushtarake të Rusisë."

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat