Lituania ndalon rusët të blejnë pasuri të paluajtshme

Bota

Lituania ndalon rusët të blejnë pasuri të paluajtshme

Më: 4 prill 2023 Në ora: 14:16
Foto ilustrim

Parlamenti i Lituanisë vendosi të ndalojë shtetasit rusë të blejnë pasuri të paluajtshme, duke përmendur rreziqe për sigurinë kombëtare.

Ndalimi, i cili do të jetë në fuqi deri në vitin 2024, nuk do të zbatohet për rusët të cilëve u jepet rezidenca në vend, shkruan Aljazeera.

Parlamenti ndaloi gjithashtu dhënien e vizave të reja për shtetasit e Rusisë dhe aleatit të saj Bjellorusi.

Shumë nga qytetarët e këtyre dy vendeve që mbajnë dokumente të tjera udhëtimi, të tilla si vizat e lëshuara më parë, do t’i nënshtrohen “kontrollit të zgjatur individual” në kufi për të përcaktuar nëse ato përbëjnë një kërcënim për sigurinë kombëtare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat